
TIRANË-GJKKO ka lënë në burg 9 të arrestuarit në sajë te megaoperacionit të SPAK, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Elvis Ndreca Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli. Seanca nisi rreth orës 10:00, ndërsa me kërkesë të avokatëve që të njihen me aktet seanca u shty për në orën 13:00. Avokatët kërkuan që arrestimi të cilësohej i paligjshëm duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është kodi që shërben për përdorimin e SkyEcc. Në komunikimet e zbardhura, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve që u përkasin grupeve kriminale. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj, ndërsa vendimi i gjykatës është me 243 faqe.
Kujtojmë se si pasojë e dosjes që njihet si “Metamorfoza 2” u goditën 7 grupe kriminale. Nga 50 urdhër-arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.
I shumëkërkuari që rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022, Ervis Martinaj ka kërkuar të vrasë Fatmir Hysenin, i njohur ndryshme dhe si Doqja. Martinaj ka kontaktuar Viktor Imerin dhe i ka kërkuar vrasjen e Hysenit. Martinaj ka kërkuar të vrasë edhe Durim Bamin, ngjarje për të cilën ka bashkëpunuar gjithashtu me ish-deputetin Arben Ndoka dhe Emiljano Shullazin. Nga ana tjetër, Durim Bami ka lidhur aleancë me Leonard Dukën, armikun e përbetuar të bosit të lojërave të fatit. Bami e Duka kishin planifikuar eliminimin e Martinajt dhe të ish-deputetit Arben Ndoka. Gjatë operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro./ZËRI