Aktualitet

SPAK kërkon kalimin për gjykim të "Metës"! Tensione në seancë, Kryemadhi: "Big Brother" në version...Cakrani: Akuza të paqarta

Mësohet se në procesin me dyer të mbyllura, prokurori i çështjes Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake të kalojë në gjykim themeli dosjen me 5 të akuzuar, ndaj të cilëve janë rëndojnë akuzat e korrupsionit të pastrimit të parave. 

zh.ll

 

SPAK kërkon kalimin për gjykim të "Metës"!
monika kryemadhi-kujtim cakrani

TIRANË- SPAK ka mbyllur sot parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe 3 të pandehurve të tjerë të dosjes. Mësohet se në procesin me dyer të mbyllura, prokurori i çështjes Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake të kalojë në gjykim themeli dosjen me 5 të akuzuar, ndaj të cilëve janë rëndojnë akuzat e korrupsionit të pastrimit të parave. 

Burime bëjnë me dije se gjatë seancës ka pasur përplasje verbale dhe debate të ashpra mes palës mbrojtëse dhe prokurorëve të posaçëm, ndërsa mësohet se në gjyq ka folur edhe ish-presidenti Ilir Meta. Ndërkohë, pas përfundimit të procesit, avokati i Metës, Kujtim Çakrani, komentoi për mediat se përplasjet kryesore kishin të bënin me mënyrën sesi prokuroria ka paraqitur akuzat, të cilat i cilësoi të paqarta, kontradiktore dhe të pambështetura në prova konkrete.

“Debati ishte thelbësor për të sqaruar se për kë dhe për çfarë po flitet. Deri në këtë fazë, as vetë gjykata nuk ka arritur të krijojë një pasqyrë të qartë të akuzave”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Monika Kryemadhi dha një prononcim të shkurtër për mediat, në lidhje me atë që ndodhi brenda seancës. Sipas Kryemadhit, e gjithë çështja po trajtohet si "Big Brother", por në version SPAK-u. 

“Big Brother në versionin e SPAK-ut… Prokurori lexoi dhe mbaroi relacionin. Me të thënë të drejtën, kishte përsëritje të të njëjtave gjërave disa herë. I vetmi qëllim ka qenë që të shtonin volumin e faqeve dhe jo të provave. Më në fund kanë autorizuar dhe na u dorëzua edhe listën e provave, lista e provave është prej 40 e ca faqesh, ku një pjesë e tyre janë intervista, shkrime, gazeta. Ku për herë të parë, edhe në kohën e diktaturës, intervistat e gazetave nuk quheshin prova, por thërriteshe intervistuesi dhe merrej dëshmia në formën e provës”, tha Kryemadhi.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim paraprak në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. 

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB