Aktualitet

Dosja "AKSHI", Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurimit për Mirlinda Karçanajn dhe të akuzuarit e tjerë

Më këtë vendim, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi u lanë po në "arrest shtëpie".

zh.ll
Dosja "AKSHI", Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurimit
foto ilustruese-akshi

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masa e sigurisë për zyrtarët dhe biznesmenët e akuzuar për dosjen e AKSHI-t, pas hetimeve për abuzime me tenderët. Më këtë vendim, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi u lanë po në "arrest shtëpie".

Gjithashtu, u la në fuqi masa e pezullimit nga detyra për z.drejtorin e policisë tiranë Erion Ismaili, "detyrim paraqitje" për 3 biznesmenët Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta. Ndërsa masa "arrest me burg" në mungesë mbeti në fuqi edhe për biznesmenët e kërkuar Ermal beqiri dhe Ergys Agasi. 

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 4 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H:

“- Ankim kundër vendimit nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktim mase sigurimi personal.

– Ankim kundër vendimit nr. 131, datë 18.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

Verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personale shtrënguese për personat nën hetim M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H”, duke miratuar vendimin nr. 125, datë 15.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt znj. H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z. R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale”.

Dosja "AKSHI", Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurimit
vendimi i gjkko

Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe manipulim me tenderët e ASHKI-t, vijojnë të jenë në kërkim. Dyshja akuzohet se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta. Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe zv/drejtoresha Hava Delibashi janë në “arrest shtëpie”. GJKKO ka pezulluar nga detyra zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismailaj.

Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Operacioni konsiderohet një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të SPAK në sektorin e prokurimeve publike dhe teknologjisë së informacionit, ndërsa hetimet pritet të thellohen edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe përfaqësues biznesesh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB