Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ SPAK lëshon 15 urdhër-arreste, s'mungon as Zoto dhe Mërtiri

ZËRI ka mësuar se urdhër-arresi është prerë edhe për disa persona të tjerë, mes tyre Alqi Bllako dhe Lefter Koka, edhe pse ata ndodhen pas hekurave të burgut.

k.m.
Inceneratori i Tiranës/ SPAK lëshon 15 urdhër-arreste,
Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës. ZËRI ka mësuar ekskluzivisht se sot është vendosur në pranga Taulant Tusha. Drejtori i Tenderave, ose ndryshe i shërbimeve publike në Bashkinë e Tiranës, është arrestuar mbrëmjen e sotme, bashkë me disa persona të tjerë, ndërsa disa të tjerë, që janë aktualisht pas hekurave të burgut, janë njohur me masën e sigurisë "arrest me burg". Ndër të janë Alqi Bllako dhe Lefter Koka, të cilët aktualisht ndodhen në qeli, por janë njohur me masën e re që do të rëndojë dënimin e tyre. Por po ashtu, një fletë-arrest, i treti që përkon për nga një incenerator në Tiranë, Fier dhe Elbasan, është prerë edhe për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Megjithatë ka pasur edhe masa më të buta për inceneratorin e Tiranës, kryesisht janë zonjat që janë hetuar nga SPAK. Përjashtim bën Pëllumb Abeshi, edhe pse për inceneratorin e Elbasanit është dënuar me 2.8 vite burg.

SPAK KA PRERË URDHËR-ARRESTE PËR:

Lefter Koka (arrest me burg)- u dënua me 6.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash për inceneratorin e Fierit 

Alqi Bllako (arrest me burg)- u dënua për shpërdorim detyre me 2.8 vite burg në rastin e inceneratorit të Fierit

Mirel Mërtiri (arrest me burg)- u dënua me 6.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit dhe 8 vite burg për inceneratorin e Fierit

Klodian Zoto (arrest me burg)- për inc. e Elbasanit është dënuar e 6.8 vite burg; 8 vite burg për inceneratorin e Fierit

Jetmir Llapaj (arrest me burg)

Erjon Murataj (arrest me burg) 

Bledar Karoli (arrest me burg) 

Namik Simixhiu (arrest me burg)-  anëtar i Komisionit të prokurimit të inceneratorit të Fierit

Pëllumb Abeshi (arrest shtëpie)-  ish-kryetari i Komisionit të Shpronësimit

Etleva Kondi (arrest shtëpie)- pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Sidita Tola (arrest shtëpie)

Alba Thoma (arrest shtëpie)- ish-drejtoreshë Juridike e Ministrisë së Drejtësisë

Valbona Ballgjini (arrest shtëpie)- ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës

Sidita Kopliu (arrest shtëpie)- ka qenë pjesë e procedurës koncensionare në lidhje me Durrësin ku do të ndërtohej një landfill, si anëtare komisioni

Deri më tani, lidhur me zhvillimet ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK, por të gjitha informacionet janë siguruar nga burime të ZËRI.

Poll

MOS HUMB