Aktualitet

‘Sterilizimi’, zgjaten afatet e paraburgimit për ish zv-ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

GJKKO pranoi pjesërisht kërkesën e SPAK, pasi Struktura e Posaçme kërkoi zgjatjen e paraburgimit me 3 muaj.

D.XH
‘Sterilizimi’, zgjaten afatet e paraburgimit për ish
Klodian Rrjepaj

TIRANË – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka vendosur të zgjasë afatin e paraburgimit për ish zv-ministrin Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, të arrestuar për koncesionin e Sterilizimit. 

GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e bërë nga SPAK, pasi Struktura e Posaçme kishte kërkuar zgjatien e afatit të paraburgimit për 3 muaj.

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 06.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 264 pika 2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 95, datë 09.02.2024, vendosi:

1)      Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2)      Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 17.02.2024 deri në datën 01.04.2024.

3)      Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Ndërkaq, SPAK, po në lidhje me dosjen e Sterilizimit, ka sekuestruar gjatë ditës së djeshme disa pasuri të biznesmenit Ilir Rrapaj, si kompani, llogari bankare, apartamente e makina./ZËRI/

Poll

MOS HUMB