Aktualitet

Aksidenti në Sarandë/ Pranga drejtuesit të ‘Benzi’-it, gjyshi për 15-vjeçarin: Na le pa shpresë

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit tip ‘Benz’ që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme, në rrugën Sarandë-Ksamil ku humbi jetën 15-vjeçari Enkelejd Çaushi.

f.t
Aksidenti në Sarandë/ Pranga drejtuesit të
Enkelejd Çaushi

SARANDË- Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Eildon Aliu, drejtuesin e automjetit tip ‘Benz’ që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme, në rrugën Sarandë-Ksamil ku humbi jetën 15-vjeçari Enkelejd Çaushi dhe plagosjen e rëndë të 24- vjeçarit David Çepe.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor "Sarandë-Ksamil", ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

I mituri fillimisht mbërriti në spital në gjendje të rëndë, ku më pas edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar. Ndërsa 24- vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Për ndarjen e parakohshme të nipit 15-vjeçar, gjyshi i tij, poeti Eduart Veli nëpërmjet disa vargjeve të trishta ka shprehur dhimbjen dhe boshëllëkun që ndjen në këtë moment të trishtë për të gjithë familjen. 

Vargjet e poetit Eduart Veli

PËRSE IKE KELUUUSH ?

Kelush pse ike kaq shpejt në qiell? Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell… Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë? O dhimbje sa një planet e rëndë?!


Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ? Ike kelush gjyshit,ike dhe na le pa shpresë Sdo ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !

Ooh çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush! Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !

O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë.. Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!

Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë? Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!

Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil Kelush,që je pak orë mesh nesh,nuk dua ta besoj Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj!

Keli ,Kelush… Keliiiiii!

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku i riu që drejtonte ‘Benz’-in përplasi të rinjtë që po shtynin automjetin tip ‘Lancia’ në pronësi të 24- vjeçarit David Çepe, për shkak se kishte pësuar një defekt.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB