Aktualitet

Arrestimi i Shkëlzen Xhenjes/ Balla: Ka përfunduar koha e rrjedhjes së informacionit

Balla përgëzoi RENEA-n për kapjen e 32-vjeçarit me precedentë të theksuar kriminale që shfaqet në dosjen e operacionit “Metamorfoza” .

f.t
Arrestimi i Shkëlzen Xhenjes/ Balla: Ka përfunduar koha e rrjedhjes
Taulant Balla

DIBËR- Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas një takimi me drejtues të policisë vendore Dibër, foli edhe për arrestimin e 32 vjeçarit Shkëlzen Xhenja në Shkodër, i cili njihet si krahu i djathtë i Eljo Hatos.

Balla përgëzoi RENEA-n për kapjen e 32-vjeçarit me precedentë të theksuar kriminale që shfaqet në dosjen e operacionit “Metamorfoza” ndërsa theksoi se ka përfunduar koha e rrjedhjes së informacionit.

“RENEA ka kryer sot një operacion të rëndësishëm për arrestimin e një personi me rrezikshmëri të lartë. Vlerësoj performancën e forcave të policisë. Koha e rrjedhjes së informacionit në operacione të caktuara ka përfunduar pasi policia po kryen operacione me sukses të plotë,”-u shpreh Balla.

Shkëlzen Xhenje u arrestua në kuadër të operacionit “Historiku” nga Forcat speciale Renea, në fshatin Kuç të Shkodrës mbrëmjen e 8 shkurtit 2024. Xheje është shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen Metamorfoza dhe konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos, mikut të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB