
Disa ditë më parë, Steve Harvey dhe e shoqja e tij, Marjorie Bridges Harvey, u bënë viktima të disa thashethemeve se kjo e fundit e ka tradhtuar bashkëshortin me shefin e kuzhinës. Çifti ka reaguar duke përgënjeshtruar zërat.
Nisur nga këto, 66-vjeçari, në një event në Atlanta, iu drejtua publikisht turmës, duke theksuar se ai dhe bashkëshortja janë mirë. “Para se të filloj, më lejoni të them se jam mirë. Ne jemi mirë. Nuk e di se ç’po bëni, por gjeni diçka tjetër. Zot, ki mëshirë! Unë s’kam kohë për thashetheme. Zoti është treguar i mirë me mua dhe unë ende po shkëlqej”.
Edhe bashkëshortja e tij, publikoi screenshot-in e një guide online në Instagram, që të drejtonte se si të reagosh kur të gënjejnë dhe shkroi: “Bashkëshorti im dhe unë zakonisht nuk i adresojmë marrëzitë dhe gënjeshtrat që shpërndahen për ne. E kuptoj që me platformën time vjen njëfarë përgjegjësie për ata që s’janë aq të fortë sa ne. Lexojeni dhe ndajeni këtë me të dashurit tuaj dhe me ata që ndoshta nuk dinë se si ta përballojnë (gënjeshtrën). Zoti ju bekoftë të gjithëve”.
Thashethemet e pabazuara nisën të qarkullonin fillimisht në X (Twitter) dhe mandej, në të gjitha rrjetet e tjera sociale. Fillimisht u pretendua se Marjorie e kishte tradhtuar Steve me shefin e kuzhinës, më pas edhe me truprojën e tij.
Këto zëra nisën një muaj pasi çifti festoi përvjetorin e 16-të të martesës. Steve dhe Marjorie publikuan një video me prapaskenat e një photo shooting në liqenin Como, Itali. Ata shkëmbejnë disa puthje gjatë videos, duke treguar se martesa e tyre vijon të jetë e qëndrueshme dhe e mbushur me dashuri.