
TIRANË- Viti 2024 ka sjellë një shtim të fermerëve, të cilët janë përfitues të skemës së mbështetjes në bujqësi, por shuma e vënë në dispozicion të tyre është më e ulët se ajo e vitit 2023. Këtë vit një fermer do të përfitojë nga skemas e mbështetjes rreth 46 mijë lekë të rinj. Kjo ka ardhur si pasojë e “fryrjes” së listave të përfituesve. Këtë e bën me dije profesori Gjok Vuksani. Sipas tij, në një nga pikat thuhet se nëse numri i aplikimeve është më i madh për një skemë atëherë bëhet një ndarje proporcionale
“Sasia e parave në dispozicion të fermerëve është shumë e ulët, duke hequr naftën falas për bujqësonë pjesa tjetër është 43% më pak se shuma e dhënë në 2023. Në një nga pikat thuhet se nëse numri i aplikimeve është më i madh për një skemë atëherë bëhet një ndarje proporcionale, në këtë rast fermeri me 10 lopë do marri më pak nga cka i takon”, shprehet profesori Gjok Vuksani.
Këtë vit, në skemën mbështetëse të bujqësisë është dhe aplikimi në grup apo nëpërmjet shoqërive të bashkëpunimit bujqësor. Sipas Ministrisë së Bujqësisë janë 321 grupe fermerësh dhe 21 shoqëri të cilat pretendojnë të përfitojnë nga fondet në dispozicion. Në një intervistë për A2CNN, Vuksani shprehet se skema nxjerr në dukje edhe rënien e numrit të bagëtive e për rrjedhojë edhe të blegtorëve. Aplikimet për subvencionet për lopët arriti në 3851, të imtat 5437.
“Bashkimi i fermerëve mbi bazën e këtyre grupeve bëhet pa një akt legal, bëhet me një marrëveshje të panoterizuar sipas udhëzimit. Por pyetja është a do ketë qëndrueshmëri ky grup. Një numër shumë më i vogël para 4-5 vitesh që ishte rreth 6 mijë aplikime për subvencinet. Kjo tregon që numri i fermerëve që merren me mbarështimin e lopëve dhe numri i lopëve është reduktuar”, shtoi ai.
Buxheti i shtetit ka akorduar opër skemën mbështetëse në bujqësi, rreth 3.3 miliard lekë, kjo sipas ekspertëve është nuk e nxit zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në vend, në një kohë që ky sektor sjell dhe të ardhurat më të larta në GDP-në e vendit./ZËRI