Aktualitet

Të gjitha tenderat me flamuj të kuq, kompania që menaxhon inceneratorin e Elbasanit kapet në shkelje

Gazetarja shprehet se duhet të presësh vite që disa kompani publike të kenë një tender pa flamur të kuq

E.K
Të gjitha tenderat me flamuj të kuq, kompania që menaxhon
Inceneratori i Elbasanit, Leli Kaja, administratori

TIRANË- Kompania ECO-ELB sh.a, me administrator Leli Kajën, e cila ka në menaxhim inceneratorin e Elbasanit, rezulton që në vitin 2023, të gjithë tenderët që ka kryer, t’i ketë pasur me flamuj të kuq, që do të thotë, ose kanë qenë tendera pa garë, ose me shkelje të tjera gjatë procesit të prokurimit.

Ka qenë gazetarja Aranita Brahaj, ajo që ka publikuar listën e tenderave me shkelje përgjatë vitit të kaluar, nga kjo kompani, e cila merret kryesisht me menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e qarkut të Elbasanit. Kjo kompani është përgjegjëse për grumbullimin dhe dërgimin e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, si dhe më pas energjinë e prodhuar ta shesë në treg.

Kompania ka si objekt pune të deklaruar: Grumbullimi, rehabilitimi dhe perpunimi i mbetjeve te ndryshme, organike, te ngurta, te gjelberta,..etj, ne territorin adminitrativ te te gjithe bashkive te Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me diegie (incenerator). Prodhimi dhe shitja e energjise elektrike. Aktivitete te tjera ne fushen e perpunimit te mbetjeve, qe lejon ligji, per interesat e shoqerise dhe te komunitetit. Shoqeria brenda kufijve te parashikuara nga legjislacioni ne fuqi, do te kryej cdo operacion tregetar dhe financiar qe lidhet drejtperdrejte ose terthorazi me objektin e saj. Shoqeria do te kryej aktivitetin e saj pas marrjes dhe ne perputhje me licencat apo lejet perkatese.

LISTA ME TENDERAT QË JANË GJETUR ME FLAMUJ TË KUQ:

Procedurat e Prokurimi të ECO-ELB sh.a për vitin 2023

Procedura te Anulluara

-Blerje karburanti naftë D1; Fondi limit 22 806 000 leke pa tvsh

https://openprocurement.al/.../view/id/9279/isbashki/0

-Blerje materiale elektrike; Fondi limit 2 405 800 leke pa tvsh

https://openprocurement.al/.../view/id/9404/isbashki/0

-Blerje për Veshje Pune; fondi limit 4 000 100 leke pa tvsh ( Rishpallur)

https://openprocurement.al/.../view/id/9300/isbashki/0

-Blerje karburanti, nafte D1; Fondi limit 18 900 000 leke pa tvsh

https://openprocurement.al/.../view/id/9284/isbashki/0 ( Rishpallur)

-Blerje materiale elektrike; Fondi limit 2 405 800 leke pa tvsh

https://openprocurement.al/.../view/id/9558/isbashki/0

-Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore, per impiantin; Fondi limit 3 000 000 leke pa tvsh

https://openprocurement.al/.../view/id/9582/isbashki/0 (Rishpallur)

-Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore, per landfillin: Fondi limit 3 000 000 leke pa tvsh

https://openprocurement.al/.../view/id/9581/isbashki/0 (Rishpallur)

-Blerje Shnderrues Statik Inverter, Fondi limit 1 700 000 leke pa tvsh

https://openprocurement.al/.../view/id/10170/isbashki/0 (Rishpallur)

Procedura Prokurimi të Kontraktuara

-Loti 1 Blerje karburanti naftë D1 (për makinat); Fondi Limit 3 906 000 leke pa tvsh; Operatori kontraktues “O L S I” sh.p.k.

https://openprocurement.al/.../view/id/9283/isbashki/0 (Redflag)

-Blerje vaj, graso; Fondi Limit 2 294 000 leke pa tvsh; operatori kontraktues “EXIMOIL” SH.A.

https://openprocurement.al/.../view/id/9357/isbashki/0 (Redflag)

-Blerje Printer, Fotokopje, Kompjuter dhe pajisje të tjera elektronike për zyrën; Fondi limit 1 519 463 leke pa tvsh; Operatori kontraktues “ARTAN LLOZANA”

https://openprocurement.al/.../view/id/9403/isbashki/0 (Redflag)

-Testim i kaldajes dhe turbines; fondi limit 2 273 600 leke pa tvsh; Operatori kontraktues “ERGI” sh.p.k.

https://openprocurement.al/.../view/id/9539/isbashki/0 (Procedure e Rishpallur me Redflag)

-Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore; Fondi limit 750 000 leke pa tvsh; Operatori kontraktues “Eko-Studio-Projekt” sh.p.k

https://openprocurement.al/.../view/id/9733/isbashki/0 ( Redflag)

-Blerje rrjetje gjeotekstil, thasë; Fondi limit 4 000 000 leke pa tvsh; Operatori kontraktues GENTIAN SADIKU

https://openprocurement.al/.../view/id/9674/isbashki/0 (Redflag)

-Blerje vegla pune oficina; Fondi Limit 1 155 400; Operatori kontraktues “SAM-ARS 2016”sh.p.k.

https://openprocurement.al/.../view/id/9686/isbashki/0 (Redflag)

-Blerje karburanti naftë per nevojat e impiantit te perpunimit te mbetjeve urbane; Fondi limit 18 900 000 leke pa tvsh; Operatori kontraktues “B O L V - O I L” sha.

https://openprocurement.al/.../view/id/9717/isbashki/0 ( Redflag)

-Blerje gelqere, klor dhe produkte te tjera kimike per konsumin ditor te landfillit; Fondi limit 25 000 000 leke pa tvsh; Operatori kontraktues ''2 AT'' shpk

https://openprocurement.al/.../view/id/9713/isbashki/0 (Redflag)

-Blerje për veshje pune; fondi limit 4 000 100 leke pa tvsh; operatori kontraktues MALBERTEX SHPK

https://openprocurement.al/.../view/id/9959/isbashki/0 (Redflag)

-Blerje, Kontenier; Fondi limit 2 000 000 leke pa tvsh; operatori kontraktues GENTIAN SADIKU

https://openprocurement.al/.../view/id/9922/isbashki/0 ( Procedure e Rishpallur)

-Pjesë kembimi rezerve mekanike dhe elektrike per pajisjet e kaldajes, turbines dhe pjeseve te tjera te inceneratorit; Fondi limit 22 121 200 leke pa tvsh; Operatori kontraktues VELLEZERIT AGALLIU 20 sh a

https://openprocurement.al/.../view/id/10321/isbashki/0 (Redflag)

Procedura të Prokurimit të fillimvitit 2024

Shpallur Procedura

-Sherbim-Menaxhim mbetjesh urbane ne landfill (Makineri te renda); Fondi limit 54 804 750

https://openprocurement.al/.../view/id/10689/isbashki/0

-Blerje Radio Komunikimi; Fondi Limit 1 000 000

https://openprocurement.al/.../view/id/10671/isbashki/0

Si u krijua shoqëria ECO-ALB:

Shoqëria ECO-ELB u krijua në fund të vitit 2021 dhe kishte si detyrë transferimin e impiantit të përpunimit të mbetetjeve nga koncensionari, pas vendosjes nën sekuestro konservative nga prokuroria të të gjithë aseteve të kompanisë “Albtek Energji”, që ishte mbajtëse e koncesionit.

Bashkia e Elbasanit ka 52% të aksioneve të ECO- ELB dhe ka vendosur administrator. Kaja më parë ka qenë kryeinspektor i INUV, drejtor i ujësjellësit dhe në detyra të tjera në Bashkinë e Elbasanit, veçanërisht në kohën kur ajo drejtohej nga Qazim Sejdini./ZËRI 

Poll

MOS HUMB