Aktualitet

Hodhi foshnjen e porsalindur në lumin Kir, dënohet me 22 vite burg Orjana Gremi

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 5 Janar 2023, 5 ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj

k.m.
Hodhi foshnjen e porsalindur në lumin Kir, dënohet me 22 vite burg
Orjana Gremi

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 22 vite burg, Orjana Gremin, vajza që në janar të vitit që shkoi hodhi në ujërat e lumit Kir, foshnjën e saj të porsalindur.

Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese. Megjithatë, kërkesa e saj nuk u mor në konsideratë nga Gjykata e Shkodrës.

Mbi të rëndon akuza e “vrasjes se të miturit”.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 5 Janar 2023, 5 ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj. Ajo e ka hedhur atë në ujërat e lumit Kir, çka kanë rezultuar fatale për foshnjen, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ajo u arrestua në fshatin Golem, ku edhe banonte tek të afërmit.

Foshnja e seksit mashkull erdhi në jetë më 30 Dhjetor 2022 dhe u regjistrua në maternitetin e Shkodrës pa atësi. Gremi ishte e pamartuar dhe ka deklaruar para grupit hetimor se nuk kishte mundësi që ta rriste e vetme. Ishin kolegët e punës ata që e kishin bindur ta mbante. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB