Aktualitet

Përndoqi 1 vit rresht një vajzë, arrestohet në Tiranë 27-vjeçari nga Dibra

I riu është kapur dhe ndaluar nga uniformat blu në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, ndërsa gjykata i kishte caktuar masën e arrestit me burg

E.K
Përndoqi 1 vit rresht një vajzë, arrestohet në Tiranë
Foto ilustruese

TIRANË- Një 27-vjeçar nga Dibra është vënë në prangat e policisë, për shkak se prej një viti kishte përndjekur një vajzë dy vite më të madhe.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” ka rënë në pranga 27-vjeçari me iniciale R.I, banues në Maqellarë të Dibrës.

Policia njofton se i riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “përndjekja” pasi për 1 vit ka përndjekur një 29-vjeçare.

I riu është kapur dhe ndaluar nga uniformat blu në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Përndoqi një shtetase, për 1 vit, kapet dhe vihet në pranga, nga strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 1, 27-vjeçari. 

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat, në Rrugën e Elbasanit, është kapur dhe ndaluar shtetasi R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.    

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi për 1 vit, ka përndjekur një shtetase 29 vjeçe.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

Poll

MOS HUMB