Aktualitet

"Të paktën çoje në spital", babai i 2-vjeçares tregon për djegien: Pa dashje

Babai i vogëlushes së djegur me cigare në trup deklaroi se gruaja i ka treguar se 2-vjeçaren e ka djegur vëllai i saj i madh. Ai shton se menjëherë i ka thënë bashkëshortes që të çojnë të voglën në spital. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur pa dashje.

D.XH
"Të paktën çoje në spital", babai i
Foto ilustruese

TIRANË – Babai i 2-vjeçares, e cila ishte djegur në trup një ditë më parë, ka rrëfyer më tepër rreth ngjarjes së rëndë.

Ai tha se ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur vajzën me plagë. Sipas tij, pas kësaj, bashkëshortja i ka thënë se 2-vjeçaren e kishte djegur djali i madh.

Babai u shpreh për MCN se më pas i ka thënë bashkëshortes, që të dy bashkë të çojnë vogëëlushen në spital. Ai shton se këto deklarata ka dhënë edhe në komisariat, kur është thirrur nga policia.

Çfarë ka ndodhur me vajzën tuaj?

Vij e shikoj vajzën në shtëpi unë. I thashë nuses se çfarë ka vajza. Më tha se e ka djegur djali pa dashje. I thashë dakord, por të paktën ta çojmë në spital. Çoje në spital, i thashë.

Keni dyshime se ngjarja mund të jetë bërë nga dikush tjetër?

Jo, jo.

Plagët ku ishin, në të gjithë trupin?

Plagët në trup kanë ndodhur vetëm nga e djegura. Na morën në polici dhe këto që po them këtu, kam thënë dhe në komisariat.

Fillimisht ngjarja u raportua si dhunë e qëllimshme, ndërsa kishte pretendime se ndaj vajzës ishte abuzuar dhe seksualisht. Por këtë të premte ekspertiza mjeko-ligjore i hodhi poshtë.

Ndërsa vetë Policia, disa orë pasi lajmi kishte qarkulluar në media dhe pas interesimit të Zëri.ai doli me një deklaratë për mediat ku e pasqyronte ngjarjen si aksidentale. Ndërkohë po sot, agjentët e Komisariatit numër 4 po përgatisin dokumentacionin e nëvojshëm që vajza e mitur të kalojë nën kujdesin e Shërbimit Social./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB