
MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku si pasojë dy persona janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrakë, ku Lul Rakaj ka qëlluar me armë zjarri në hyrje të një lokali Besmir Çofin dhe Avenir Hasanaj. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërsa autori është larguar me vrap nga vendngjarja. Lul Rakaj u arrestua vetëm disa orë pas ngjarjes. Shkaku i konfliktit mes tyre dyshohet prishja e pazareve të drogës.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/ZËRI