
Foto ilustruese
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri në Fushë Helmës të Tiranës. Raportohet se është qëlluar nga një makinë, autorët më pas janë largur. Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative që ka alarmuar Policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht raportohet se blutë e kryeqytetit nuk kanë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes. Ndërkohë nuk raportohet për të lënduar. /ZËRI
Poll