Aktualitet

Të shtëna në Domje, 26-vjeçari qëllon banesën e vëllezërve Allmeta...vazhdon konflikti i 2021

26-vjeçari Luan Lame është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve Erjon Allmeta dhe Blerim Allmeta. Por historia mes tyre nuk ka nisur sot!

k.m.
Të shtëna në Domje, 26-vjeçari qëllon banesën e
Foto ilustruese

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar disa netë më parë në Domje të Tiranës. Por sot, Policia e Shtetit doli me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë. 26-vjeçari Luan Lame është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve Erjon Allmeta dhe Blerim Allmeta. Por historia mes tyre nuk ka nisur sot!

Në vitin 2021 ka ndodhur përplasja e parë mes tyre. Dy vëllezërit Allmeta kanë qenë shokë me Luan Lamajn, por një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit. 2 vite më parë, më datë 17 shtator 2021, për shkak të një konflikti mes tyre, me armë zjarri u plagos i riu me inicialet R.S. Ndërsa në kërkim u shpallën: Luan Lame, 23 vjeç, Blerim Allmeta, 27 vjeç dhe Adriatik Cena, 26 vjeç.

Megjithatë asnjë nuk ka ndodhur, të tre duket se kanë qenë të lirë, pa asnjë pasojë nga nata e 17 shtatorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur, me datë 17.09.2021, në Qafë Kashar. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: Luan Lame, 23 vjeç, Blerim Allmeta, 27 vjeç dhe Adriatik Cena, 26 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

2 vite më pas, Lame dhe vëllezërit Allmeta janë përballur sërish me njëri-tjetrin.

Fillimisht janë përplasur verbalisht, e më pas, Luan Lama ka shkuar në banesën e tij për të marrë armën e zjarrit dhe më pas është afruar pranë banesës së vëllezërve Allmeta dhe ka qëlluar në ajër. Por fatmirësisht, edhe kësaj here asnjë nuk është lënduar./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB