Aktualitet

Shoqata e të Verbërve në protestë: Kërkojmë të drejtat tona

Kërkesat e Shoqatës të të Verbërve lidhen me taksën e pronës dhe diskriminimin në institucione.

D.XH
Shoqata e të Verbërve në protestë: Kërkojmë
Protesta e Shoqates te te Verberve

TIRANË – Shoqata e të Verbërve ka mbajtur sot përpara Kryeministrisë një protestë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.

Pjesëmarrësit marshuan nga Pallati i Kongresve në Kryeministri, duke bërë thirrje për plotësim të të drejtave të tyre.

Kërkesat e tyre lidhen me ndryshime në ligjin për taksën e pronës dhe mosdiskrimin nga institucionet.

“Kërkojmë që personat e verbër të kenë të drejtën e tyre në raport me ligjin për taksën e pronës.

Duam të mos diskriminohemi nga ana e institucioneve. Nuk jemi të verbër ndaj të drejtave tona”, thanë protestuesit.

Protestuesit mbajtën disa fjalime. Pas Kryeministrisë, pjesëmarrësit në demonstratë, u ndalën përpara Bashkisë së Tiranës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB