
ITALI- Policia e Milanos ka vënë në pranga një 39-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej ilegalisht, si dhe kishte precedentë të mëparshëm penalë. Burime për mediat e huaja raportojnë se shqiptari u arrestua nën akuzën e posedimit me qëllim trafikimin e drogës pasi iu gjetën mbi dhjetë kilogramë heroinë në makinë.
39-vjeçari u pikas nga policia, pasi tërhoqi vëmendje mënyra sesi mbante telefonin dhe e shikonte shumë shpesh, si dhe kryerja e shumë telefonatave të shkurtra. Agjentët, duke pasur parasysh nervozizmin e dukshëm të 39-vjeçarit, kontrolluan menjëherë atë dhe makinën e tij, ku i gjetën 7.7 kg heroinë.
Gjithashtu olicia zbuloi se ai kishte dhe një grumbull të madh me çelësa, ku njëri prej tyre i përkiste një bodrumi. Pas kontrolleve në këtë bodrum, u gjetën po ashtu 670 gramë kokainë dhe shtatë mbështjellës me 2.3 kilogram heroinë./ZËRI