Aktualitet

Temperatura deri në 43 gradë Celcius, i nxehti afrikan do të godasë Shqipërinë

Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.

f.t
Temperatura deri në 43 gradë Celcius, i nxehti afrikan do të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-TEmperatura të larta pritet të dominojnë vendin tonë. I nxehti afrikan do të prekë edhe Shqipërinë.  Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.

Temperatura deri në 43 gradë Celcius, i nxehti afrikan do të
TABELA

Qytetet që do preken nga temperaturat e larta janë Elbasani, Shkodra, Gjirokastra, Fieri, Berati, Tirana dhe Lezha./ZËRI

Poll

MOS HUMB