
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-I nxehti afrikan ka prekur Shqipërinë dhe sot mërkuri në termometër ka kapur nivelet më të larta për këtë verë. Teperaturat shkuan mbi 42 gradë Celsius.
Sipas sinoptikanes Lajda Porja nga Meteoalb, temperatura më e lartë është shënuar në Berat, aty ku termometri shënoi 42.5 gradë C.
Por mesa duket, kjo vapë nuk do të zgjasë shumë. Metorologu Hakil Osmani tha për emisionin “7pa5” se në fundjavë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave, por do të rikthehet pluhuri saharian.
Poll