Aktualitet

‘Tempulli’/ Shisnin drogë në shkolla, Gjykata vendos për 14 të arrestuarit, burg për 3 prej tyre (EMRAT)

Janë dënuar me nga 5 vite burg, Dorjano Çela, Eduart Hysa e Polikron Shabani.

f.t
‘Tempulli’/ Shisnin drogë në shkolla, Gjykata vendos
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Gjykata ka marrë vendimin për 14 të arrestuarit e operacionit “Tempulli 1” për shpërndarjen e drogave nëpër shkolla. Janë dënuar me nga 5 vite burg, Dorjano Çela, Eduart Hysa e Polikron Shabani. Ndërkohë janë liruar me kusht 11 nga të ndaluarit për shitje droge afër shkollave.

Vendimi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Hysa për kryerjen e veprës penale, të "Prodhim dhe shirja e narkotik-ve", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal (dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, dulce e përfundimisht të pandehurin Eduart Hysa me 5 (pesë) Vite burgim. Vuajta e dënimittë kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Poll

MOS HUMB