
ITALI- Është zhvilluar me tensione të forta seanca gjyqësore ndaj shqiptarit Klajdi Mjeshtri, i cili akuzohet për vrasjen e zjarrfikësit italian Giuseppe Tucci pak javë më parë. Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar që të bëhet drejtësi për rastin pasi gjykata pranoi kërkesën e shqiptarit për gjykim të shkurtuar, duke bërë që rrjedhimisht të përfitojë dhe ulje të dënimit me 1/3 e tij. Babai i të ndjerit në seancë është shprehur se do që të shohë në sy vrasësin e djalit. Ndërsa shtoi se kjo është një ditë shumë e vështirë për të.
Babi i Giuseppe Tucci: Jemi këtu dhe do jemi gjithmonë. Djali ynë nuk vdiq kot. Kemi besim të drejtësia. shte një ditë shumë e vështirë. Kur u gjenda përballë vrasësit të tim biri, u nervozova. Ai as nuk më pa në fytyrë. Më pas e kuptova situatën dhe u qetësova.
Avokatët e Klajdi Mjeshtrit kërkojnë që ai të mos akuzohet për vrasje me dashje. Për këtë mbështeten tek raporti i lëshuar nga Mjkësia Ligjore pas autopsisë së Tucci-t, i cili thuhet se ka vdekur pas një traume që është shkaktuar nga goditja në tokë. Këtu shprehen avokatët nuk mund të qëndrojë akuza e vrasjes me paramendim.
Shkak për ngjarjen e rëndë shtë bërë një sherr banal mes Mjeshtrit dhe italianit. Mjeshtri, i cili punonte si truprojë në një diskotekë të Riminit, e dhunoi atë barbarisht jashtë ambienteve të lokalit me pretendimin se i kishte ngacmuar të dashurën. Giuseppe Tucci qëndroi për disa ditë në koma, deri sa ndërroi jetë për shkak të goditjeve të forta të marra./ZËRI