
GREQI- Babai i 19-vjeçarit shqiptar Antonio Daja, i cili humbi jetën në një aksident fatal në Greqi, ku u përfshi dhe këngëtari grek Yiannis Xanthopoulos ka treguar momentin se si e mori vesh lajmin e rëndë dhe ka kërkuar që të bëhet drejtësi, pasi siç thotë ai djali i tij ishte i pafajshëm pasi faji ka qenë i këngëtarit grek, i cili ka qenë me shpejtësi. Ai shtoi se ai do të ndërmarrë veprime ligjore për të kërkuar zbardhjen e aksidentit.
Babai: Nuk ka gjë më të padrejtë se një njeri i ndershëm të ikë, të shkojë pesë orë në punë dhe të largohet ashtu. Djali i madh atë ditë doli më herët nga shtëpia, kur e pyeta më tha i përlotur se djali është aksidentuar. Thjesht ka shkuar në punë si gjithmonë. Kam mësuar qe fajin e ka këngëtari, ishte me shpejtësi. Djali për dy muaj do të mbushte 20 vjeç. Sigurisht që do të ndërmarrim veprime ligjore. A nuk vrau një njeri? Dhe për qentë lëvizin ligjërisht. Ne duam që ai të marrin dënimin që meriton.
Makina ku udhëtonte 19-vjeçari shqiptar ishte bërë ‘copash” në pjesën e përparme të saj për shkak të goditjes së fortë. Ndërkohë këngëtari grek nuk mori lëndime serioze. Ky i fundit dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka bërë një parakalim të gabuar. I riu për dy muaj do të mbushte 20 vjeç. Familja e shqiptarit është me origjinë nga Vau i Dejës./ZËRI