
GJERMANI- Një shtetas shqiptar i kërkuar në Gjërmani është arrestuar në zonën e Tomislavgrad, Bosnje-Hercegovinë, sipas urdhrit ndërkombëtar të Interpolit. Gazmend Ajdini, 46 vjec sulmoi me sëpatë ish-bashkëshorten e tij të mërkurën.
Pas aktit të tmerrshëm, ai ka ikur me një makinë dhe është fshehur në territorin e Bosnje-Hercegovinës. Kërkimi për të ka zgjatur nga e mërkura. Gruaja është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, raportojnë mediat gjermane. Siç raporton “Avaz”, Gazmendi fshihej në një motel në zonën e Tomislavgradit, ku edhe u arrestua.
Ngjarja ndodhi rrugës për në një shkollë në Ober-Ramstadt dhe shqetësoi banorët vendas. Dëshmitarët thanë se burri ishte duke pirë birrë dhe fillimisht e goditi gruan me një shishe të thyer dhe më pas me sëpatë në qafë. Me kërkesën për ndihmë juridike nga prokuroria./ZËRI