Aktualitet

Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori! Në pranga edhe i plagosuri, nuk pranoi të jepte...

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë një konflikti, Mirjan Dedja dyshohet se qëlloi me mjet prerës Roland Beqirajn.

zh.ll
Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin në Elbasan,
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal. Në pranga ka përfunduar edhe i plagosuri, pasi refuzoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë një konflikti, Mirjan Dedja dyshohet se qëlloi me mjet prerës Roland Beqirajn.

59-vjeçari i plagosur, i arrestuar për 'moskallëzim krimi, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia sekuestroi thikën e dyshuar të përdorur në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar.

Arrestohet edhe i dëmtuari, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit se në spitalin rajonal, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, një 59-vjeçar i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, organizuan punën, dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. A. ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin R. B., 59 vjeç.

Më tej, u kryen veprimet për arrestimin në flagrancë edhe të shtetasit R. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen.

I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për ngjarjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB