
DIMAL- Pavarësisht motit të keq me reshje të dendura shiu, banorët dhe fermerët e Roskovecit dhe Dimalit janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e Termocentralit në fshatin Suk 1. Banorët e kanë quajtur vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre. Ata shprehen se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera pasi sipas tyre jo vetëm toka, uji, por edhe ajri do të ndoten.
“Ne jemi të vendosur për të ndaluar këtë bombë ekologjike, që po na sjellin në derë të shtëpisë”, thya një fermer.
‘’Kërkojmë të na bëhet sa më transparente edhe në greva të vazhdueshme deri në Kryeminsitri. Ne do bllokojmë rrugët kryesore. Do bëhet nami’’, tha një tjetër.
Në mbështetje të banorëve dhe fermerëve kanë dalë dhe këshilltarët bashkiak.
‘’Nuk jeni të sinqetë. Është turp për ne si këshill’’, tha një këshilltar.
Në fund të tubimit të tyre ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave./ZËRI