Aktualitet

Tiranë, ra nga lartësia teksa po punonte në një kantier ndërtimi, ndërron jetë 55-vjeçari

Sipas të dhënave të Policisë, 55-vjeçari me iniciale S. B., po punonte mëngjesin e sotëm tek te Kodra e Diellit, ky edhe u rrëzua.

k.m.
Tiranë, ra nga lartësia teksa po punonte në një kantier
Foto ilustruese

TIRANË- Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra nga një kantier ndërtimi, ku edhe punonte. Sipas të dhënave të Policisë, 55-vjeçari me iniciale S. B., po punonte mëngjesin e sotëm tek te Kodra e Diellit, ky edhe u rrëzua. Menjëherë u dërgua në spital, por nuk ia doli që t'u mbijetonte plagëve të marra. 

Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB