
ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti ku humbi jëtën DJ shqiptar, Hysni Qestaj. Në makinë bashkë me të ka qenë dhe modelja ukrainase, Anna Kraevskaya, e cila jetonte në Zvicër. Mediat italiane kishin shkuar që prej fillimiut që bashkë me Qestajn udhëtonte dhe një vajzë, ndërsa tashmë është bërë e mundur dhe identifikimi i saj. Mjeti Ferrari, me të cilin udhëtonte dyshja, është ndarë në mes si pasojë e përplasjes, dhe më pas u përfsi bdhë nga flakët.
Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën që ka pasur lagështi dhe më pas është përplasur në anësore. Për këtë shkak nxjerrja e trupave të pajetë nga makina ka qenë e vështirë, dhe po ashtu identifikimi i tyre.
Blick shkruante se 40-vjeçari të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.
Vëllai i të ndjerit ka treguar se vetura i përkiste atij, ndërsa e përshkruan si njeriun më të dashur dhe më pozitiv që ka njohur.
“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.
Duke folur për mediat, ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të personit tjetër me të cilën vëllai ishte në makinë.
Gjithçka që ai di është se një test i ADN-së po pritet të bëhet. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi të vdekurit u dogjën në makinën që mori flakë.
Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve përmes analizës së ADN-së.
“Ne duam ta mbështesim gruan dhe fëmijët e tij. Ata janë në shtëpi në Zvicër”, ka thënë më tej vëllai i viktimës.
/ZËRI