Aktualitet

Trafik droge me vezë "Kinder", policia italiane "kap mat" shqiptarin! Çfarë iu gjet në banesën e kthyer në laborator...

35-vjeçari shqiptar kishte shpikur një teknikë të çuditshme për shitjen e dozave, duke i fshehur ato brenda enës plastike me vezë Kinder, ato të verdha me kapakë.

zh.ll
Trafik droge me vezë "Kinder", policia italiane "kap
droga

ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi, pasi dyshohet se është pjesë e një rrjeti të organizuar të transportit dhe shpërndarjes në sasi të konsiderueshme të kokainës. Sipas mediave italiane, arrestimi i tij është bërë mëngjesin e së mërkurës, teksa dhëtonte me makinën e tij për të shitur dozat. 

35-vjeçari shqiptar kishte shpikur një teknikë të çuditshme për shitjen e dozave, duke i fshehur ato brenda enës plastike me vezë Kinder, ato të verdha me kapakë. Të mërkurën, oficerët e policisë e panë atë duke i shitur një vezë të verdhë një klienti te Pinocchio. Fillimisht e ndaluan blerësin dhe e kontrolluan për të përcaktuar nëse kishte blerë drogë. Më pas e kapën 35-vjeçarin ndërsa ai ndaloi në një pikë karburanti aty pranë. 

Gjatë kontrollit iu gjetën 6 gramë të tjerë kokainë, të ndarë në 15 doza, gjithashtu të fshehura në një mbështjellës të verdhë Kinder Surprise. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë, 35-vjeçarit iu gjetën të paktën 2,5 kg kokainë e cilësisë së lartë, me vlerë tregu mbi 300 mijë euro nëse shitej me pakicë.

Shqiptari është arrestuar dhe dërguar në burgun e Montacuto-s me urdhër të Prokurorisë, në pritje të një seance dëgjimore për vlefshmërinë e tij para gjyqtarit hetues./ZËRI

Poll

MOS HUMB