Aktualitet

Trafik droge në Belgjikë, arrestohen 13 shqiptarë

U sekuestruan drogë, armë, sende luksi, para dhe automjete.

F.I

Trafik droge në Belgjikë, arrestohen 13 shqiptarë

BELGJIKË-Policia belge ka çmontuar një grup kriminal shqiptar që ishte i përfshirë në trafikun e drogës. U sekuestruan drogë, armë, sende luksi, 30 mijë euro cash dhe automjete. Shtatë persona u vunë nën urdhër arresti dhe katër të tjerë u akuzuan dhe u liruan me kushte, raportojnë mediat e huaja.

Hetimi, i nisur më shumë se një vit më parë, zbuloi se rrjeti ishte aktiv edhe në Luksemburg, Bruksel dhe Holandë. Në përfundim të këtyre kontrolleve janë arrestuar 13 persona. Pas dëgjimit, për shtatë persona u caktua nën urdhër arresti dhe katër të tjerë u akuzuan.

Dy u vendosën në një qendër të mbyllur. Operacioni bëri të mundur në mënyrë të dukshme çmontimin e një plantacioni kanabisi dhe zbulimin e një magazine që kishte shërbyer si një laborator droge sintetike./ZËRI

Poll

MOS HUMB