
ITALI- Një aksion është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku janë ndaluar anëtarët e një grupi kriminal që transportonte kanabis dhe kokainë nga Shqipëria në vendin fqinjë. Nga aksioni, 13 persona janë vendosur në prangat e Policisë. Sipas mediave të huaja, droga ishte gati për t'u shitur në zonën Pontine midis Fondit dhe Terracinës.
Lidhjet kriminale, zhvatjet dhe pastrimi i parave janë disa nga krimet që ka kryer grupi kriminal.
Hetimit për grupin kriminal nisi që në vitin 2020, pas një sulmi me armë të kryer nga rivalët e tyre. Ngjarja e cila nuk pati të lënduar apo viktima, u mendua se ngjarja ishte mbyllur. Por jo! Autoritet kishin kuptuar që një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines.
Gjatë këtyre viteve të hetimeve, Policia ka sekuestruar edhe armë./ZËRI