
TIRANË- Policia greke ka reaguar këtë të premte në lidhje me operacionin e disa ditëve më parë të Policisë shqiptare, që çoi në arrestimin e Maradona Cenollit, i cili trafikonte mjete të vjedhura nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas. Po ashtu u pezulluan nga detyra 4 punonjës të Policisë së Kapshticës.

Sipas Policisë greke, hetimet kanë nisur që në 31 mars të vitit të shkuar ku në Follorinë, në tentativë për të hyrë përmes Kapshticës në Shqipëri është sekuestruar një fuoristradë tip “Peugeot”, e deklaruar e vjedhur në 11 mars 2023 në Komisariatin e Pallinit në Greqi.
Bashkë me të u sekuestrua edhe një “Mercedes-Benz” dhe u arrestua drejtuesi shqiptar 43 vjeç, i cili shoqëronte automjetin e vjedhur. Policia greke bën me dije se hetimet me palën shqiptare kundër kësaj veprimtarie, vijuan dhe më tej ku u zbuluan 9 automjeteve të tjera, tip “Peuget” fuoristradë, të cilat ishin vjedhur në Greqi. Makinat kapnin vlerën deri në 300 mijë euro./ZËRI