
SPANJË-Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë, italianë, kolumbianë dhe portugezë është goditur në Galicia të Spanjës gjatë një operacioni të Guardias Civile spanjolle në bashkëpunim me DEA-n.
Policia nga të dy vendet arrestoi nëntë persona, duke përfshirë një portugez, që dyshohet se është përgjegjës për një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të kokainës që përdor Gadishullin Iberik si një portë për në Evropë. Në pranga kanë rënë edhe pjesëtarë të Kartelit Ballkanik të kryesuar nga shqiptarët, karteli Piturros, Ndragheta dhe karteli Kolumbian.
Media italiane JN raporton se njëra ngarkesë e kapur nga Policia ishte 3 tonë kokainë e kapur në 2022 në Ishujt Kanarie në një anije me flamur afrikan dhe 1.6 ton kokainë të kapura në prill 2023 në një skaf në Peniche, Portugali ku u gjet dhe trupi i një peshkatari portugez i vrarë nga helikat. Mendohet se transporti është kryer nga Los Piturros dhe se pronarët e mallit kanë qenë Karteli Ballkanik, lidhja e të cilit për momentin nuk mund të gjendet, në lidhje të drejtpërdrejtë me italianët dhe kolumbianët./ZËRI