foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Durrësit, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është nxjerrë nga uji nga pushues të tjerë, por pa shenja jete. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e sakta që çuan në mbytjen e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të mbytjes.
Poll