Aktualitet

Trajtimi i mbetjeve spitalore me probleme? V.A.L.E: Si qendron e vërteta pas emisionit të STOP

Investigimi lidhet me pajisjet që kompania ka deklaruar në shtet se zotëron dhe sipas STOP nuk i ka. Përgjigja ka ardhur nga vetë kompania që në një deklaratë për mediat sqaron se pajisjet janë të gjitha në ambientet e saj dhe se në rast se nuk do të ishin, atëherë Agjencia Kombëtare e Mjedisit si institucioni përgjegjës do ta kishte pikasur këtë në inspektimet dhe verifikimet e saj. 

f.g
Trajtimi i mbetjeve spitalore me probleme? V.A.L.E: Si qendron e vërteta
Kompania VALE

TIRANE- Trajtimi i mbetjeve spitalore në vendin tonë është duke u kthyer në vëmendjen e mediave për shkak të procedurave të tenderimit për kompanitë që i marrin në menaxhim ato. Disa muaj më parë, në media u publikua vendimi i Komisionit të Prokurorimeve Publike që urdhëroi pezullimin e tenderit me vlerë 7.4 milionë euro për trajtimin e mbetjeve nga të katërta spitalet e vendit. Ky vendim solli në anulimin e tenderit por zbuloi për herë të parë për publikun një çështje jo të re, por me efekt direkt në jetën e tyre siç është edhe trajtimi i mbetjeve. Vendimi i KPP shpalosi edhe vendimmarrjen e çuditshme të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me përcaktimin e kapaciteteve teknike të kompanive në garë.

Ndërkohë që ditën e djeshme, emisioni STOP në TV Klan, përmes një investigimi deklaronte se një nga kompanitë e tenderit, e cila është edhe kompania që rezulton se ka bërë ankesën në KPP, (që solli edhe anulimin e tenderit 7.3 milionë euro), ka vetë probleme teknike me kapacitetet që zotëron.

Investigimi lidhet me pajisjet që kompania ka deklaruar në shtet se zotëron dhe sipas STOP nuk i ka. Përgjigja ka ardhur nga vetë kompania që në një deklaratë për mediat sqaron se pajisjet janë të gjitha në ambientet e saj dhe se në rast se nuk do të ishin, atëherë Agjencia Kombëtare e Mjedisit si institucioni përgjegjës do ta kishte pikasur këtë në inspektimet dhe verifikimet e saj. 

Emisioni është pasuar nga një reagim i kompanisë “V.A.L.E Recycling”. Kompania hedh poshtë deklarimet se nuk zotëron –pajisjen ECONOS, dhe sqaron se fatura e paraqitur në emision nuk është e një autoklave por e një inceneratori që është blerë në Kinë. Sipas kompanisë, shoqëria ka 2 impiantë të tjerë për trajtimin e mbetjeve spitalore.

“Sqarojmë se kjo shoqëri nuk disponon vetëm ketë autoklavë por disponon dhe 2 impiante të tjera autoklavë apo sterilizator për trajtimin e mbetjeve spitalore të modelit tip NEWSTER  NEW15.”-deklaron kompania në deklaratën për media.

Më tej, kompania sqaron se nuk është ndëshkuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pasi në inspektimin e fundit, në procesverbal nuk është konstatuar asnjë shkelje, ndërsa në lidhje me kallëzimin në SPAK të tenderit me vlerë 7.3 mln euro, kompania bën me dije se nuk kanë qenë përfaqësuesit e saj kallëzues dhe as të thirrur për këtë çështje.

“Emisioni STOP pretendohet se nuk i kemi vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës, duke qënë se ne cilësojmë me të njëjtën rëndësi si strategjinë e tenderave, dhe sekretin tregtar po ashtu dhe faktin se nga ana ligjore nuk kemi asnjë detyrim të japim informacion pranë mediave. Nga emisioni kërkohet pikërisht dokumentacioni i një makinerie që të paktën 3 vitet e fundit nuk është përdorur si dokument në tendera (këtu ka lindur dhe dyshimi nëse e kemi apo jo këtë impiant nga emisioni dhe kokurentët) sepse është përdorur, ajo e që ne e cilësojme teknologji më të përparuar dhe bashkëkohore, sic është sterilizatori NEWSTER  NEW15, teknologji që disponohet edhe nga konkurenca.

 

Trajtimi i mbetjeve spitalore me probleme? V.A.L.E: Si qendron e vërteta
Sterilizatori NEWSTER NEW15

Po ashtu nga emisioni STOP pretendohet se shoqëria V.A.L.E Recycling ka bërë kallëzim pranë SPAK. Ju informojmë se ky kallëzim nuk është bërë nga kjo shoqëri dhe as nuk është thirrur në prokurori në asnjë rast për këtë cështje.”-përfundon kompania reagimin e saj.

Trajtimi i mbetjeve spitalore me probleme? V.A.L.E: Si qendron e vërteta

Por si qëndron e vërteta? Tenderi me vlerë 7.3 milionë euro i filluar në muajin mars 2023, u anulua nga KPP me dyshime të forta se Ministria e Shëndetësisë shkeli haptaz procedurën për të favorizuar një nga kompanitë garuese. /ZËRI

Poll

MOS HUMB