
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, janë bërë verifikimet për plotësimin e vendeve vakante në disa bashki të vendit. Pas verifikimeve, KQZ ka dhënë mandatet për 9 këshilltarë bashkiakë, ndëra ka refuzuar vetëm 1 kandidaturë. Bëhet fjalë për kandidaturën e PDIU për anëtarin e Këshillit Bashkiak në Shijak Qazim Bici.
Sipas KQZ, pas verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme, Bici rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë 6 vjet burg në Itali për trafik droge në vitin 2001. Bici në vetë deklarimin e bërë nuk kishte treguar 3 emrat e tjerë si Ardian Harukaj, Gëzim Shala dhe Fabrizio Albartini që kishte përdorur për të bërë trafik.
ANËTARËT QË MORËN MANDAT
Këshilltar i bashkisë Belsh Erjon Qafa për PS
Këshilltar i bashkisë Shijak Mimoza Xhihani PS
Këshilltar i bashkisë Rrogozhinë Merlin Saraçi PD
Këshilltar i bashkisë Lezhë Elton Bilani PSD
Këshilltar i bashkisë Lezhë Argert Përkola PSD
Këshilltar i bashkisë Lezhë Erin Gjoni PSD
Këshilltar i bashkisë Kurbin Hilmi Vuthaj PR
Këshilltar i bashkisë Sarandë Indi Rrapaj PAAK
Këshilltar i bashkisë Has Shefqet Dauti PS
/ZËRI