Aktualitet

“Triathlon”-i 'paralizon' Tiranën/ Ja rrugët ku nuk lejohen automjetet, devijim edhe të linjave urbane

Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.

zh.ll
“Triathlon”-i 'paralizon' Tiranën/ Ja rrugët ku
Foto ilustruese

TIRANË- Tirana do të presë sot, 21 shtator, “Triathlon"-in, aktivitetin sportiv që bën bashkë tre disiplina, në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.

Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake kanë hartuar një plan masash për të siguruar mbarëvatjen e këtij aktiviteti sportiv, kryesisht për menaxhimin e trafikut, duke bllokuar qarkullimin në rrugët kryesore ku do të zhvillohet gara. Duke nisur nga ora 08:00- 13:00, qytetarët do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.

Konkretisht, do të bllokohet lëvizja në rrugët pranë liqenit të Farkës, segmentet në zonën e Shkozës, bulevardi “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta”, bulevardi “Bajram Curri”, deri te Pallati me Shigjeta.

Rrugët që bllokohen:

Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Daxhi” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)

Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën e “Vrapëve”)

Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën “Diga e Liqenit”)

Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”)

Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)

Bulevardi “Zhan D’Ark”

Bulevardi “Gjergj Fishta”

Bulevardi “Bajram Curri” (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)

Plani i masave përfshin edhe devijimin e lëvizjes së linjave urbane të transportit publik në kryeqytet. Ndërsa tre linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen përkohësisht deri në përfundimin e garës.

Devijimi i linjave urbane

“Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijojnë: njëra në drejtim të Sheshit “ëilson”, tjetra në Qendër.

“TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te Sheshi “ëilson”.

“Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.

“Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.

Linja nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në Qendër.

“Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

“Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër.

“Unaza” pezullohet përkohësisht.

Kufizimi i qarkullimit nuk do të prekë mjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, të cilat do të vazhdojnë normalisht lëvizjen në të gjithë itinerarët ku zhvillohet gara./ZËRI

Poll

MOS HUMB