Aktualitet

Shpërthim në një kantier ndërtimi, Policia: I ngjashëm me lëndë plasëse

Sipas Policisë së Shtetit, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:15, e ka qenë i ngjashëm me lëndë plasëse, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

k.m.
Shpërthim në një kantier ndërtimi, Policia: I ngjashëm
Foto ilustruese

TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur gjatë natën në një kantier ndërtimi në Tiranë. Sipas Policisë së Shtetit, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:15, e ka qenë i ngjashëm me lëndë plasëse, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Madje dhe as dëme materiale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën "Reshit Çollaku", në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB