
Zjarri në malet e Xibrës
KLOS- Një vatër zjarri është aktivizuar në malet e Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Zjarri ka nisur në anën e fshatit Mal Vilëz të Njësisë Administrative Zall – Bastar të Tiranës. Era e fortë favorizon përhapjen e zjarrve ne këtë zonë më pemë halore Ahu.

Foto nga malet e Xibrës
Flakët janë duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë masivin pyjor duke bërë që të rritet rreziku për një dëm ekonomik shumë të madh. Zona e Xibrit cilësohet si një ndër zonat më të paprekura dhe të ruajtura mirë në të gjithë vendin tonë.
Drejt vatrës së zjarrit është nisur shërbimi zjarrfikës i Klosit, i cili do të asistojë në anën e fshatit Ketë./ ZËRI
Poll