
MALLAKASTËR-Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Çërrila të Mallakastrës. Deri tani janë djegur 2 banesa të pabanuara dhe sipërfaqe të mëdha në pyllin me pisha dhe ullishte. Ndërkohë është kërkuar ndërhyrje nga ajri për të shuar vatrat. Sipas drejtuesit të qarkut Fier, Taulant Ballës, helikopteri i forcave të armatosura është njoftuar dhe për pak mbërrin në vendin e ngjarjes.
‘Çërrila, Mallakastër po përballet me një situatë tepër kritike. Forcat zjarrfikëse po luftojnë për mbrojtjen e banesave, ndërsa pas komunikimit me AKMC për pak mbërrin dhe helikopteri i forcave të armatosur.’- shkruan Balla.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë janë duke luftuar me flakët për të mbrojtur banesat që ndodhen pranë./ZËRI