Aktualitet

U arrestua apo u vetëdorëzua? Çfarë ndodhi me rastin Çobo, ‘ekstradimin’ e parë nga Dubai

Balla e shiti ekstradimin e Çobos si një sukses të Interpol, por çfarë ka ndodhur realisht me rastin e tij?

E.K
U arrestua apo u vetëdorëzua? Çfarë ndodhi me rastin
Taulant Balla dhe Bruno Cobo

TIRANË- Ministria e Brendshme përmes burimeve jozytare bëri me dije sot, se do të ekstradohej nga Dubai drejt Shqipërisë shtetasi Bruno Çobo, i shpallur në kërkim nga SPAK për mashtrimet me call centerat. Po sipas këtyre burimeve, ekstradimi ishte bërë i mundur në sajë të një marrëveshje që Taulant Balla kishte bërë me homologët e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë me rastin “Çobo”?

Vox News publikoi një dokument, të paraqitur nga avokatët mbrojtës të Çobos, ku vetë i ‘shumëkërkuari’ shprehte vullnetin për të ardhur në Shqipëri në mënyrë që të përballej me drejtësinë.

Në kërkesën e bërë nga Bruno Çobo për Interpol Tirana, me anë të avokatit të tij ka kërkuar që t'i hiqet masa e kërkimit ndërkombëtar dhe të lejohet të vij në Shqipëri një muaj më parë në datat 11 dhe 15 shkurt 2024.

Në dokument thuhej se për këtë vetëdorëzim ishte vënë në dijeni dhe ambasada shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe për të bërë të mundur mbërritjen e Çobos në Shqipëri, atij i duhej hequr urdhërarresti ndërkombëtar.

U arrestua apo u vetëdorëzua? Çfarë ndodhi me rastinU arrestua apo u vetëdorëzua? Çfarë ndodhi me rastin

I pyetur për këtë fakt, ministri Balla akuzoi mediat, se kur personat kapen, deklarojnë se ata janë vetëdorëzuar. Balla e cilësoi fillimisht ekstradimin e Çobos si një sukses të policisë shqiptare dhe të Interpol, por pas ballafaqimit me gazetarët, pati një tërheqje. Duke thënë se data e ekstradimit ishte vendosur nga vetë Emiratet e Bashkuara. Balla foli gjithashtu dhe për metodën e ekstradimit të thjeshtuar, që mund të vihet në zbatim me vendet ku nuk ka marrëveshje reciproke.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB