
POGRADEC-Doris Kopaçi, një prej të rinjve shqiptarë që u dhunua në Malin e Zi është rikthyer në banesën e tij, në fshatin Vërdovë, pas ngjarjes së rëndë.
I riu jashtë kamerave ka deklaruar se as ai e as shokët e tij nuk kanë provokuar agresorët. Sipas tij ata janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup ndërsa vetë të rinjtë sipas tij nuk i janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.
Më herët ka dëshumar edhe Klodjan Meaj, i cili po ashtu ka deklaruar se nuk i kanë provokuar autorët dhe dhuna erdhi pa shkak kur ata ndodheshin në makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip./ZËRI