
GREQI- Armiol Rrasa, shqiptari që u vu në pranga bashkë me partneren e tij, Daniela Luari, rezulton se ka kontakte me anëatrë që dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale në Greqi. Sipas mediave greke, këto të dhëna janë zbuluar në celularin e Rraës që iu sekuestrua në momentin që u vu në pranga. Në telefon janë gjetur kontakte të personave që janë hetuar më parë për gjobëvënie në Greqi.
I njohur si “Ari”, 39-vjeçari shqiptar u arrestua të premten në Athinë bashkë me partneren e tij pasi në makinë kishin një armë zjarri dhe 2 kallëpe tritoli. Se për kë ishin këto "porosi" ende nuk është zbuluar.
Armiol Rrasa është arrestuar 12 herë, madje herën e fundit ishte akuzuar për përdhunimin e një të miture. Por sërish ia ka dalë që të dalë nga qelia. Vetëm një muaj më pas është arrestuar sërish, kësaj here për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Precedentët e tij:
09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.
10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.
31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.
23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.
17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.
31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).
06.03.2024 – i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.
04.06.2024 – i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.
06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas mediave greke, Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.