
BRITANI E MADHE- Një shqiptarë është dënuar me 32 muaj burg në Angli pasi u kap në shtëpi bari. Mediat e huaja bëjnë të ditur se emigranti ilegal që hyri në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë përballet me perspektivën e dëbimit pasi u kap duke drejtuar një “shtëpi bari” në Birmingham.
Vilajet Karanxha, 27 vjeç, u gjet i fshehur në një adresë në Sladefield Road në Saltley, ku u gjetën 136 bimë të drogës së klasit B, me vlerë rreth 52,000 paund. Përpara gjykatës, i riu shqiptar pohoi se shpresonte të fitonte disa para, pasi kishte luftuar për të gjetur punë. Karanxha, pa adresë fikse, pranoi prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 32 muaj në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit të enjten, më 11 korrik.
Dale tha: Ai e dinte se ishte në paraburgim sepse kishte shkelur ligjin dhe kishte bërë diçka që nuk i lejohej ta bënte. Ai shpjegoi se erdhi në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në vitin 2018 dhe e kishte bërë këtë në mënyrë të paligjshme. Ai punonte si ndërtues në Londër, por nuk mund të jepte detaje për punëdhënësin e tij. Ai shpjegoi se në Londër takoi një mashkull tjetër shqiptar dhe ishte ai që i ofroi punën në Birmingham për tu kujdesur për kanabisin. Ky kanabis do të pritej brenda një jave dhe ai priste 4000 paund si pagesë për punën e tij.
Karanxha ishte burgosur më parë në vitin 2022 për kultivim kanabisi. Avokatja e tij tha se kjo është një histori e zakonshme, premtime për një jetë më të mirë në Evropën Perëndimore, kryesisht në Angli./ZËRI