Aktualitet

U kapën me kokainë në Durrës, të arrestuarit 'kyçin gojën', nuk tregojnë porositësin dhe marrësin

Ata kanë deklaruar se porosinë e kanë marrë nga një person në Tiranë, të cilin nuk e njohin. Sipas tyre, perosni që do të merrte drogën do të vinte vetë tek furgoni.

E.K
U kapën me kokainë në Durrës, të arrestuarit
Mentor Çuni dhe Arjan Doçi

DURRËR- Zbardhet dëshmia e Mentor Çunit dhe Arjan Doçi, të cilët u arrestuan mëngjesin e kësaj të shtune pasi në furgonin e tyre u gjet mbi 7 kilogramë kokainë e ndarë në shtatë pako. Ata kanë deklaruar se porosinë e kanë marrë nga një person në Tiranë, të cilin nuk e njohin. Sipas tyre, personi që do të merrte drogën do të vinte vetë tek furgoni në Angli. Furgoni i linjës Shqipëri-Angli, i kompanisë "Bledi Travel", do të shkonte fillimisht nga Durrësi në Bari e më pas drejt Anglisë, ku kishte destinacionin final.

Të arrestuaritPorosinë e morëm nga një person në Tiranë. Nuk e dimë identitetin e personit që na dha drogën. Personi që do merrte drogën do vinte vetë te furgoni, nuk e njohim./ZËRI

Poll

MOS HUMB