
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Skënderbeg', ku një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur. I plagosuri është shtetasi Arens Beqiri. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa ngjarja po hetohet.
I riu është paraqitur i plagosur me armë zjarri në këmbë në spitalin e Shkodrës.
“Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia./ZËRI