Aktualitet

U sulmua nga hakerat, 'ONE Albania': S'u preken shërbimet, po punojmë për rritjen e sigurisë

ONE shprehet se po punohet për të rritur sigurinë në sistemet e kompanisë ndërsa shton se shërbimet e One Albania kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

E.K
U sulmua nga hakerat, 'ONE Albania': S'u preken shërbimet,
Foto ilustruese

TIRANË- Kompania “One Albania” ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me sulmin kibernetik të hakerave iranianë “Homeland Justice” që morën nën kontroll këtë të hënë database-t e kompanisë telefonike. ONE shprehet se po punohet për të rritur sigurinë në sistemet e kompanisë ndërsa shton se shërbimet e One Albania kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

REAGIMI:

Ekipet tona të sigurisë kibernetike kanë zbuluar dhe po trajtojnë në mënyrë aktive një incident të sigurisë kibernetike ndodhur së fundmi. Pavarësisht këtij sulmi, shërbimet e One Albania kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

Ekipet tona teknike po punojnë me kapacitet të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore AKEP dhe AKCESK për të siguruar që shërbimet dhe të dhënat të mbeten plotësisht të sigurta. Ne kemi marrë hapa të menjëhershëm për të përforcuar masat e sigurisë, duke përdorur ekspertizën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar për ruajtjen e transparencës dhe vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Çfarë ndodhi sot?

Këtë të hënë Krishtlindjesh hakerat iranianë “Hoimeland Justice” sulmuan kompaninë e telefonisë celulare “ONE Albania”, kompaninë ajrore “Air Albania” dhe faqen e Kuvendit të Shqipërisë, duke paralajmëruar se kjo nuk ishte lëvizjas e vetme. ZËRI tentoi në disa mënyra për të kontaktuar me kompanitë dhe Kuvendin, por nuk mori përgjigje. Dyqanet e kompanisë ONE qëndruan të mbyllura këtë të hënë duke shmangur dhe radhët që mund të krijoheshin për shkak të kësaj situate./ZËRI

Poll

MOS HUMB