Aktualitet

U qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i të dashurës, nëna "mesazh" të ëmës së viktimës: S'ta vramë ne djalin...

Edhe pse të birin nuk e fajëson për asnjë moment për ngjarjen e rëndë, por sërish i kërkoi falje familjes së viktimës. 

k.m.
U qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i të dashurës,
Viktima, Xhimi Baka

TIRANË- Nëna e 39-vjeçarit Xhuljano (Marjus) Miho, i cili mbrëmjen e 5 korrikut vrau me thikë Xhimi Bakan, ka fajësuar ish-nusen e saj për ngjarjen e rëndë. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Me zemër të hapur”, nëna e autorit të krimit u shpreh se viktima "u mor në qafë" nga nusja e saj. Madje tregoi edhe një rast ballafaqimi që ka pasur me viktimën. Megjithatë, edhe pse të birin nuk e fajëson për asnjë moment për ngjarjen e rëndë, por sërish i kërkoi falje familjes së viktimës. 

“Asaj nënë i kërkoj lutje, falje me dorë në zemër ngushëllime të sinqerta. Por djalin s’ta vrava unë, s’ta vrau djali im, ajo i përdori të dy djemtë,”-thotë ajo ndër të tjera.

Pjesë nga rrëfimi i saj:

E rriti me mundime, e bëri djalë 2 metër, jo për ta futur në dhe’, por për ta gëzuar ajo nënë, për të krijua familje që meritonte, jo një nuse që kishte qenë 2 vite e martuar me burrin e parë dhe pastaj 9 vite me djalin tim dhe pastaj shkoi tek Xhimi. Pse e mori Xhimin në qafë ajo vajzë, pse e mbuloi me të zeza atë familje, pse me dorën e djalit tim. Është dhimbje e madhe për ne sa të jem gjallë. Asaj nënë i kërkoj lutje, falje me dorë në zemër ngushëllime të sinqerta. Por djalin s’ta vrava unë, s’ta vrau djali im, ajo i përdori të dy djemtë. Me viktimën jam përballur 2 herë, më 15 maj më ka nxjerrë burri dhe djali sepse kam probleme shëndetësore.Viktima na del përpara tek Prefektura, në njërin krah kisha djalin dhe në krahun tjetër kisha burrin, i tha djalit “Pse më ke sharë mbrëmë? Jo i tha djali ku të kam sharë? Më tha ajo që ke sharë kur erdhe të takoje fëmijët. Siç kisha dorën e kapa për krahu dhe i thashë “Mor bir, ti merre gruan me 3 fëmijë, i prishe familjen, edhe mbase të ka sharë’. Një shok i tij vinte me makinë vërdallë, i thashë ‘me këtë që bëj, do të lajmëroj policinë’. Më tha “Unë në polici ju fus që të mos shikoni dritën e diellit me sy”. I thotë bashkëshorti “Nuk jemi për këtë punë, e more gruan e tij, ta gëzosh, na lër të qetë.” Ne u ndamë me të dhe ikëm, shkuam në lokal dhe biseduam, kaq mbaroi.

I riu nga Fieri, Xhimi Baka u bë viktimë e xhelozisë së bashkëshortit të bashkëjetueses së tij. E dashura e tij ishte në një proces divorci me të shoqin e saj, Xhulian Miho, por në kushtet kur padia nuk kishte kaluar ende në fazë shqyrtimi nga Gjykata e Fierit, ajo kishte vendosur që të shkonte dhe të jetonte me të dashurin e saj të ri./ZËRI

Poll

MOS HUMB