
TIRANË- Zbulohet shkaku i arrestimit të oficerit të Krimeve në Komisariatin nr.4, Kastriot Palushi. E gjitha ka nisur me një sherr të ndodhur pak ditë më parë në zonën e Freskut në Tiranë, ku dy persona janë ofenduar dhe kërcënuar njëri-tjetrin. Pas konfliktit, njëri prej tyre i është drejtuar Komisariatit nr. 4 dhe ka bërë kallëzim për kanosje.
Por një ditë më pas, dy qytetarët që sapo ishin konfliktuar, kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe janë "pajtuar". Kështu që kallëzuesi ka shkuar sërish në Komisariatin nr.4 dhe ka kërkuar që të tërheqë kallëzimin e bërë ndaj tij. Por gjatë takimit me Palushin, ky i fundit i ka thënë se nuk e bën dot tërheqjen e denoncimit, duke i thënë se personin tjetër e ka shpallur tashmë në kërkim.
Megjithatë "pa zgjidhje" nuk e ka lënë...pasi i ka premtuar se i ka thënë qytetarit që do e zgjidhë vetë situatën, por me koston e 50 mijë lekëve të reja. Kështu që duket dyshuar se oficeri po tentonte që t'u merrte para, të dy të konfliktuarit kanë shkuar dhe kanë bërë një kallëzim pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore në Tiranës. Pas marrjes së denoncimit, nën mbikqyrjen e AMP-së, është stimuluar dhënia e parave. Sapo oficeri ka shkuar për të marrë paratë, kanë ndërhyrë agjentët e AMP dhe e kanë arrestuar në flagrancë kolegun e tyre.
Dje, në ZËRI u publikua edhe videoja e arrestimit të Palushit, ku agjentët e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore e shtrijnë në bar kolegun dhe i vendosin prangat./ZËRI