Aktualitet

Ultimatumi i Ramës/ Dorëhiqen drejtuesit e njësive administrative në Durrës

Lëvizjet janë bërë në përputhje me direktivat e kryeministrit, i cili nga Durrësi dha afat deri të hënën për zëvendësimin e të gjithë drejtuesve vendorë në bashkitë e mëdha, duke theksuar nevojën për ristrukturim total.

f.g
Ultimatumi i Ramës/ Dorëhiqen drejtuesit e njësive administrative
Edi Rama

DURRES- Lëvizjet në administratën vendore kanë nisur me ritëm të shpejtë në Durrës, pas thirrjes së Kryeministrit Edi Rama për "vetëpastrim" në nivel bashkiak. Vetëm pak minuta pas fjalës së kryeministrit gjatë mbledhjes së zhvilluar në qytetin bregdetar, pesë administratorë të njësive administrative të bashkisë kanë dhënë dorëheqjen.

Bëhet fjalë për administratorët e Ishmit, Sukthit, Manzës, Katundit të Ri dhe Rrashbullit: Kadri Gjylin, Edlir Cërrin, Muharrem Sulën, Eltion Prenin dhe Albert Bukaçin.

Ndërkohë, dorëheqje kanë paraqitur edhe gjashtë administratorë rajonalë në qytetin e Durrësit: Roland Çobani, Ilir Ngresi, Myslym Hasanaj, Davide Ndoi, Jurgen Tabaku dhe Jetmir Pupla.

Mësohet se ndër kandidaturat e mundshme për drejtuesit e rinj do të ketë jo vetëm figura të reja, por edhe disa prej drejtuesve të larguar, si dhe emra politikë që nuk siguruan mandate deputeti në zgjedhjet e 11 majit./ZËRI

Poll

MOS HUMB